Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Nxehtësia ekstreme godet energjinë bërthamore, Franca mbyll reaktorin “Golfech 2”

    Georgina larg stadiumit, por pranë Ronaldos, ja si i jep mbështetje CR7

    Shqipëria krijon operator të ri për hidrokarburet, Rama: Garantojmë rezervën strategjike të naftës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Lajmi i mirë për fermerët, ministrja njofton datën e aplikimeve për përfitim

    September 30, 2024
    Lajmi i mirë për fermerët, ministrja njofton datën e aplikimeve për përfitim

    Nga dita e sotme e tutje të gjithë fermerët që kanë një nipt apo grupe fermerësh mund të aplikojnë  për të përfituar nga skema kombëtare e investimeve në bujqësi.

    Lajmin e mirë e ka ndarë Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, e cila nëpërmjet një video të shpërndarë në rrjetet e saj sociale ajo iu bën ftesë të gjithë fermerëve  të cilët plotësojnë kushtet e përcaktuara, të aplikojnë për të përfituar nga kjo skemë.

    Fjala e ministres Anila Denaj

    Kam kënaqësinë të njoftoj sot hapjen e aplikimeve për Skemën Kombëtare të Investimeve në Bujqësi, një nismë e qeverisë shqiptare, e cila synon zhvillimin e ekonomisë bujqësore dhe modernizimin e kësaj të fundit.

    Kemi mundësuar një fond prej 1.5 mld lekësh në formën e një granti prej 50% për investimet kryesore në veçanti në ndërtimin e serrave diellore, në rritjen e mekanikës bujqësore, në rrjetat antibreshër, në nxitjen dhe zhvillimin e akuakulturës detare dhe në stabilimentet e mbarështimit të kafshëve dhe shpendëve.

    Të gjithë fermerët, të cilët kanë një nipt fermeri, shoqëritë tregtare, të cilat janë të angazhuara në këtë sektor dhe shoqëritë e bashkimit bujqësor janë të lutur, që duke filluar që nga dita e sotme të bëjnë aplikimet e tyre.

    Skema do të jetë përgjatë 5 javëve e hapur për të gjithë përfituesit nga veriu në jug nga lindja në perëndim dhe për këtë ne do të nisim një komunikim të drejtëpërdrejt intensiv në 12 qarqet e vendit.

    Ndërkohë, pikat agro janë aty për të dhënë të gjitha shpjegimet e duhura për të gjithë pyetjet e fermerëve, të cilët jam e bindur, që janë duke e pritur këtë Skemë Kombëtare, pasi kemi diskutuar dhe punuar së bashku përgjatë gjithë vitit.

    Është një Skemë Kombëtare, që vijon skemën e fillimit të vitit, të subvencioneve të drejtëpërdrejta dhe kështu kompleton një cikël të mbështjetjes financiare, që Qeveria Shqiptare ka dhënë dhe jep për një sektor shumë të rëndësishëm, i cili jo vetëm angazhon një numër të konisderueshëm punonjësish, por mbi të gjitha është një motorr i zhvillimit të ekonomisë tuaj familjare, ekonomisë së përgjithshme shqiptare dhe na bën krenar sot në 80 tregje elitare.

    Jemi këtu për çdo pyetje tuajën dhe le t’a kemi këtë fillim skeme të mbarë, duke nisur nga sot.

    Punë të mbarë dhe faleminderit të gjithëve!

     

    fermerët ministrja njofton per aplikime perfitime nga skema kombetare
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Nxehtësia ekstreme godet energjinë bërthamore, Franca mbyll reaktorin “Golfech 2”

    June 23, 2026

    Georgina larg stadiumit, por pranë Ronaldos, ja si i jep mbështetje CR7

    June 23, 2026

    Shqipëria krijon operator të ri për hidrokarburet, Rama: Garantojmë rezervën strategjike të naftës

    June 23, 2026

    Tension në veri të Evropës, bombarduesit rusë pranë Britanisë, NATO ngre F-35 në ajër

    June 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Disa sekrete…”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.