Informohu siç duhet

1 muaj në spital/ Ndërron jetë në moshën 95-vjeçare Kryepeshkopi Anastas Janullatos

Kryepeshkopi Anastas Janullatos

GREQI– Ka humbur jetën në moshën 95-vjeçare Kryepeshkopi Anastas Janullatos. Lajmi është bërë i ditur nga Kisha Autoqefale e Shqipërisë.

Kujtojmë se prej ditësh Kryepeshkopi i Shqipërisë, ndodhej i shtruar i intubuar në Njësinë e Kujdesit Intensiv të “Evangelismos” pas operacionit që iu nënshtrua pasditen e së premtes së 10 janarit.

Janullatos nuk ka mundur t’i mbijetojë orëve kritike pas tentativës për ta nxjerrë nga intubimi, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor.

Kryepeshkopi 95-vjeçar u shtrua në një spital të Tiranës më 30 Dhjetor me simptoma të infeksionit të rëndë dhe më 3 janar, pasi u përkeqësua, u transferua në spitalin grek./Radar.al

 

 

 

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e kryepeshkopit Anastas Janullatos

 

Exit mobile version