Informohu siç duhet

Lajm i trishtë për mediat. Moderatorja e njohur ndahet nga jeta në moshë të re

Ish-moderatorja e njohur e MTV-së dhe një nga figurat më të dashura të viteve ’90, Ananda Lewis mësohet se  ka ndërruar jetë në moshën 52-vjeçare.

Lajmi i trishtë u mësua nga motra e saj, Lakshmi Lewis, e cila përmes një postimi prekës në Facebook, shkroi: “Ajo është e lirë, në krahët e Zotit,” duke ndarë edhe një fotografi bardhë e zi të Anandës.

Kujtojmë se Ananda u bë e famshme në fund të viteve ’90 si prezantuese e emisioneve ikonike të MTV, si “Total Request Live” dhe “Hot Zone”.

Me stilin e saj unik dhe karizmën e veçantë, ajo u shndërrua në një zë të rëndësishëm të kulturës rinore hip-hop. Në vitin 1999, The New York Times e cilësoi atë si “vajzën e momentit” për kulturën e asaj periudhe.

Në vitin 2001, Ananda la MTV-në për të nisur talk-show-n e saj personal dhe vazhdoi të jetë një figurë e pavarur në mediat amerikane.

Në vitin 2020, ajo zbuloi publikisht se po luftonte me kancerin e gjirit në stadin e tretë, që më pas u përparua në stadin e katërt.

Në një ese për revistën Essence, ajo shkroi: “Kur të vijë momenti im, dua të them me bindje: ‘E jetova jetën tamam siç doja’.”

Por mesa duket, moderatorja e njohur nuk arriti të përballonte dot sfidën me kancerin.

LEXO EDHE: 

Çfarë e “detyroi” Ramën të niset drejt SHBA-së në 34-vjetorin e PS

Kush po e fsheh vr*sjen e Selim Velsulës? Familjarët paralajmërojnë hakmarrje

Exit mobile version