Seriali i famshëm britanik “Peaky Blinders” do të rikthehet me një sezon të shtatë, me xhirimet që pritet të nisin në shtator 2025. BBC ka miratuar zyrtarisht vazhdimin e sagës, e cila do të zhvendoset në vitet 1950 – epokë e bandave të dhunshme “Teddy Boy” dhe ngritjes së binjakëve famëkeq Kray në Londër.
Sipas burimeve për “The Sun”, sezoni i ri vjen pas interesit të shtuar që pritet nga filmi “Peaky Blinders: The Immortal Man” dhe do të transmetohet në BBC One vitin e ardhshëm, ndërsa më pas do të shpërndahet ndërkombëtarisht në Netflix.
Fillimisht ishte planifikuar që historia të përfundonte me sezonin e gjashtë dhe filmin, por krijuesi Steven Knight ka zgjedhur ta zgjerojë më tej rrëfimin e Thomas Shelby. Aktori Cillian Murphy mund të rikthehet në rolin kryesor, megjithëse konfirmimi përfundimtar mbetet për t’u bërë.

