Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shqipëria shkon në finalen e Eurovizion! Cilat janë 9 vendet e tjera që u kualifikuan

    PD me 4 mandate në Fier, bëhet i gjallë Gazment Bardhi: Do qëndrojmë të panënshtruar

    Starmer uron Ramën: Fitore historike, pres të vazhdojmë bashkëpunimin

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Lajm i hidhur për botën akademike, ndahet nga jeta papritur pedagogu i njohur

    April 26, 2025
    Demo

    Bota akademike shqiptare është në zi pas ndarjes nga jeta të pedagogut dhe studiuesit të njohur të Ekonomisë, Prof. Dr. Fatmir Memaj. Lajmi i trishtë u bë i ditur sot, ndërsa ndarja e tij e papritur ka sjellë dhimbje të thellë në familje dhe në komunitetin universitar.

    Në një mesazh ngushëllimi, Universiteti i Tiranës e cilëson humbjen e tij si një goditje të madhe për të gjithë botën akademike: “Prof. Dr. Fatmir Memaj u nda nga jeta në mënyrë të beftë, në kulmin e energjisë intelektuale dhe akademike. Fakulteti i Ekonomisë humbi një koleg të shkëlqyer, një pedagog të përkushtuar dhe një studiues të nivelit ndërkombëtar.”

    Fatmir Memaj, 63 vjeç ishte diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës në vitin 1985 dhe kishte marrë titullin “PhD” në Ekonomi në vitin 1996. Prej vitit 2007, ai mbante titullin “Profesor” në Departamentin e Statistikës dhe Informatikës së Zbatuar.

    Me një karrierë mbi 30-vjeçare në arsimin e lartë, ai ishte autor dhe bashkautor i 6 monografive, 5 përkthimeve librash, rreth 50 artikujve shkencorë dhe afro 90 kumtesave në konferenca, duke lënë pas një trashëgimi të pasur akademike.

    Universiteti i Tiranës vlerëson kontributin dhe personalitetin e tij, duke e përshkruar si “një njeri të mrekullueshëm, të urtë dhe me një humor të hollë, që ishte i dashur për këdo që e njihte”.

    Ngushëllimet më të ndjera i shkojnë familjes, të afërmve, miqve dhe kolegëve të tij.

    Fatmir Memaj pedagog studiues
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shqipëria shkon në finalen e Eurovizion! Cilat janë 9 vendet e tjera që u kualifikuan

    May 14, 2025

    PD me 4 mandate në Fier, bëhet i gjallë Gazment Bardhi: Do qëndrojmë të panënshtruar

    May 13, 2025

    Starmer uron Ramën: Fitore historike, pres të vazhdojmë bashkëpunimin

    May 13, 2025

    “Rënia në pjesëmarrje është përkthyer në bojkot të opozitës”, Gonxhja feston fitoren në Kombinat

    May 13, 2025
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2025

    Një historik i shkurtër i zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri

    Nga Gjergj Erebara Që nga viti 1991, kur shqiptarët votuan për herë të parë në…

    700 italianë të vr*rë gjatë pushtimit të Shqipërisë më 7 prill 1939. Shifra që na bën shumë krenarë sot

    Besëlidhja synon triumfin në Ligën Unike — Përballje me Sigal Prishtinën në gjysmëfinale

    Philipp Plein vjen në Tiranë për të sjellë luksin: The Plein Hotel dhe Grand Park Skyline, projekti ambicioz që do të ndryshojë horizontin e kryeqytetit

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për ditën e sotme, 13 Maj 2025

    Horoskopi për ditën e sotme, 9 Maj 2025

    Horoskopi për ditën e sotme, 8 Maj 2025

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.