TIRANË-Ditën e sotme SPAK ka lëshuar dy urdhër arreste për gazetarin e kronikës së zezë Elton Qyno dhe gazetarin Artan Hoxha.
Burimet bëjnë me dije se mbi gazetarin Hoxha rëndon akuza “anëtar i organizatës kriminale”.
Për të është kërkuar masa e “arrestit shtëpiak”.
Ndërkohë për gazetari Elton Qyno akuzohet për korrupsion. Ndaj tij është vendosur masa “detyrim paraqitje”.
Ky operacion i SPAK është drejtuar nga prokurori Vladimir Mara. Deri m tani nuk ka ende asnjë njoftim zyrtar nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar./Radar.al

