TIRANË– Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në Tiranë, në një kantier ndërtimi.
Bazuar në informacionet paraprake nga policia e Tiranës bëhet me dije se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 01:15 datë 01.08.2024 në rrugën “Reshit Çollaku”.
Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar si dhe dëme materiale, ndërsa mësohet se shpërthimi është i ngjashëm me lëndët plasëse ose lëndët piroteknike.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 01.08.2024, rreth orës 01:15, në rrugën “Reshit Çollaku”, në një kantier në ndërtim, është dëgjuar një shpërthim, i ngjashëm me lëndët plasëse ose lëndët piroteknike. Si pasojë nuk ka dëme materiale dhe as të lënduar.
Grupi hetimor po vazhdon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes

