Site icon Informohu siç duhet

Shkarkohen nga detyra 4 nënkryetarët e Bashkisë Tiranë, ja kush i zëvendëson (EMRAT)

TIRANË– Katër nënkryetarë të Bashkisë Tiranë janë shkarkuar nga detyra. Bëhet me dije se Frida Pashako, Andi Seferi, Keti Luarasi dhe Jonida Halili janë liruar nga detyra.

Menjëherë janë caktuar edhe katër nënkryetarët e rinj, Ilir Mengra, Blendi Sula, Gentian Keri dhe Vasilika Vjero.

Anuela Ristani, që është kryetarja e komanduar e Bashkisë, në mungesë të kryebashkiakut Erion Veliaj, që ndodhet në burg, vazhdon detyrën./Radar.al

Exit mobile version