Një tjetër automjet mësohet se është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në rrugën Kardhiq-Delvinë.
Burimet bjënë me dije se në vendngjarje kanë mbërritur një grup zjarrfikësish të mbështetur nga një mjet autobot.
Mësohet se flakët në mjetin tip Audi u shfaqën fillimisht në pjesën e motorit.
Fatmirëisht thuhet se personat që udhëtonin në makinë kanë arritur të dalin në kohë nga mjeti.
Sakaq kujtojmë se ditën e sotme një makinë tip “Benz” u përfshi nga flakët në Unazën e Madhe, në Tiranë.

