Site icon Informohu siç duhet

Ndërron jetë në moshën 64-vjeçare gazetari i njohur, Artur Zheji

Ndërron jetë në moshën 64-vjeçare gazetari i njohur, Artur Zheji

Artur Zheji

SARANDË-Gazetaria shqiptare ka humbur një nga figurat e saj më të spikatura. Në moshën 64-vjeçare është ndarë nga jeta gazetari, publicisti dhe analisti i njohur Artur Zheji.

Zheji ka humbur jetën në mënyrë të beftë teksa po drekonte me bashkëshorten dhe djalin në një restorant në rrugën “Butrinti” në Sarandë. Nga informacionet e deritanishme mësohet se gazetari  ka pësuar një arrest kardiak.

Zheji u transportua me urgjencë me autoambulancë drejt spitalit “Petro Nako” në Sarandë, por për fatin e keq mbërriti pa shenja jete./Radar.al

Exit mobile version