Site icon Informohu siç duhet

Mazhoranca miraton programin dhe kabinetin e ri qeveritar

TIRANË– Mazhoranca ka miratuar sot në Kuvend me 82 vota pro,  programin qeverisës dhe përbërjen e re të kabinetit të propozuar nga Kryeministri Edi Rama.

Seanca plenare u zhvillua në një atmosferë të tensionuar, pasi opozita bllokoi foltoren, duke penguar zhvillimin e debateve parlamentare.

Përballë mungesës së mundësisë për diskutim, shumica kaloi në mënyrë të drejtpërdrejtë në votim, duke garantuar me votat e saj miratimin e programit dhe emërimet e reja në qeveri.

Ndërkohë deputetët e opozitës protestuan përmes thirrjeve kundër qeverisë.

Miratimi i kabinetit të ri vjen në një moment ku tensionet mes mazhorancës dhe opozitës janë rritur ndjeshëm, veçanërisht në lidhje me rolin e anëtares më të re të kabinetit, Diella, dhe projektin e saj për zhvillimin e inteligjencës artificiale në institucionet shtetërore./Radar.al

 

Exit mobile version