Gjatë protestës së opozitës, hidhet molotov drejt Kryeministrisë.
Në momentin që ka marrë fjalën kreu demokrat, Sali Berisha protestuesit kanë sulmuar Kryeministrisë me molotov.
Zjarri vazhdoi për disa minuta dhe më pas u fikë nga forcat e policisë.
Disa dhjetra molotovë u hodhën në drejtim të godinës së Kryeministrisë, ndërsa policia ka bërë thirrje për qetësi.
Gjithashtu policia dhe forcat RENEA janë vënë në gatishmëri dhe kanë bërë thirrje për vetëpërmbajtje në protestë.
Pasi mori vulën dhe logon e Partisë Demokratike Sali Berisha thirrI një protestë kombëtare, e cila nisi zyrtarisht para Kryeministrisë në orën 20:30.
Dy janë kërkesat kryesore të demokratëve, krijimi i qeverisë teknike dhe lirimi i liderit të opozitës, Sali Berisha, i cili ndodhet në izolim prej 7 muajsh.