TIRANË– Mesditën e sotme një autobus i transportit urban në Tiranë është përfshirë nga flakët. Mësohet se ngjarja ka ndodhur përballë godinës së Ministrisë së Jashtme, ndërsa dyshohet se shkak është bërë një defekt në motor.
Teksa autobusi është përfshirë nga flakët ka qenë i mbushur me pasagjerë të cilët në panik kanë dalë me shpejtësi. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar./Radar.al