Gazetarja Klodiana Lala bën me dije se e dashura e Safet Bajrit është vënë në pranga ditën e sotme pasi dyshohet se mund të jetë përfshirë në vrasjen e Fatbardh Licit në gusht të 2018 në Shkodër.
A.E rezulton të jetë pronare e një dyqani në “Myslym Shyr”.
Gjykata e Posaçme mësohet së caktoi ndaj saj masën e arrestit me burg për akuzat e krijimit të kushteve për të kryer vrasje dhe përkrahje te autorit të krimit.
M ëtej thuhet se A.E ndodhet aktualisht në burgun e grave në Pojskë të Pogradecit. A
Arrestimi i A.E u krye nga departamenti i Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit.
Kujtojmë se Safet e Behar Bajri si dhe Astmer Bilali akuzohen nga SPAK për ekzekutimin e Fatbardh Licit në shenje hakmarrje për vrasjen e ish-policit Boran Berçana e partneres se tij Silvi Ndoci.

