Një aksident i rëndë ka ndodhur më 4 janar në aksin Pogradec-Qafë Thanë, pranë fshatit Hudenisht.
Sipas të dhënave të para, në aksident janë përfshirë tre mjete, duke shkaktuar plagosjen e katër personave, dy prindërit dhe dy fëmijë nga Lushnja.
Të gjithë të plagosurit janë pjesë e një familjeje dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore në spitalin e Pogradecit.
Sipas burimeve nga vendngjarja, gjendja e tyre paraqitet jashtë rrezikut për jetën.
Shpejtësia e lartë dhe lagështira në rrugë dyshohet të kenë qenë shkaktarët kryesorë të aksidentit. Policia po heton për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.


