TIRANË– Duket se dyshja më e komentuar e momentit në Ferma VIP, Indri dhe Vensa nuk po gjejnë qetësi.
Sëfundmi ka ndodhur një tjetër zhvillim i papritur në raportin e tyre.
Pas një periudhe afrimiteti dhe dinamikash që kanë tërhequr vëmendjen e publikut, Indri ka vendosur t’i japë fund kësaj lidhjeje, duke u shprehur hapur për ndjenjat e tij.
Në një bisedë të drejtpërdrejtë me Vanesën, ai ka qenë i prerë: “Me ty s’kam asgjë, me ty kam vetëm keqardhje.”
Kjo deklaratë ka shënuar fundin e raportit mes tyre, duke lënë të kuptohet se ndjenjat që dikur mund të kenë ekzistuar, tashmë janë zëvendësuar nga një gjendje tjetër emocionale.
Indri ka vijuar më tej duke sqaruar se nuk e fajëson Vanesën për situatën, por as veten nuk e sheh si përgjegjës: “Kam keqardhje për këtë status që po të shkaktoj ty. Nuk ta vë fajin ty, por s’mund t’ia vë as vetes. Ky jam dhe këto gjëra ndiej.” Ai ka pranuar se nuk është në gjendje të vazhdojë një marrëdhënie vetëm për hir të momentit apo kënaqësisë së çastit. Sipas tij, ai mund të kishte qenë një person tjetër që do ta vazhdonte këtë raport pa menduar gjatë, por realiteti është ndryshe: “Nuk jam në gjendje… nuk kam qenë në gjendje.”/Radar.al

