Site icon Informohu siç duhet

Ky është “Range Rover”-i me 2 automatikë brenda që u përdor në atentatin në Shkodër

makina e atentatoreve

Në këtë foto që shihni duket automjeti i djegur totalisht që u gjet nga policia në fshatin Golem vetëm 7 kilometra larg vendit ku u vranë dy persona dhe dy të tjerë tashmë po luftojnë për jetën në spitalin e Shkodrës, në gjendje kritike.

Mendohet se pikërisht mjeti “Range Rover” është përdorur në atentatin ndaj Hamza Licit, pasi brenda tij u gjetën dhe dy armë zjarrin, automatikë.

Shkodër/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit të dhënë më parë për ngjarjen e ndodhur në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, në Dobraç, ju informojmë se:

Nga kontrolli i ushtruar në automjetin që udhëtonin shtetasit H. L., dhe A. B., u gjetën 3 armë zjarri (pistoleta).

Ndërkohë shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të zonës për kapjen e autorëve, në fshatin Golem kanë konstatuar të djegur plotësisht një automjet tip “Range Rover” dhe 2 armë zjarri automatike.

Grupi i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vijon punën për zbardhjen e rrethanave, sigurimin e provave me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Exit mobile version