Në fund të seancës plenare të Kuvendit është mbajtur një minutë heshtje në nderim të akademikut Rexhep Qosja, i cili u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare.
Pas një fjalimi të lexuar nga kryetari i Kuvendit Niko Peleshi, deputetët e pranishëm në sallë kanë nderuar figurën e Qosjes me një minutë heshtje.
Megjithatë, në këtë moment solemn ka munguar opozita, e cila ishte larguar më herët nga seanca pas përjashtimit të deputetit demokrat Luçiano Boçi.
Braktisja e sallës nga deputetët e opozitës ndodhi menjëherë pas vendimit të kryeparlamentarit për përjashtimin e Boçit, duke bërë që ceremonia për akademikun të zhvillohej pa praninë e tyre.

