Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Gjermani-Itali: Merz shpreson tek pragmatizmi i Melonit

    Si të veprohet me Donald Trump? Brukseli në ditë të vështira

    Këmbimi valutor 23 Janar/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Kushtetuesja në kaos / KED pezullon garën, Parlamenti pret vendimin e Gjykatës

    August 18, 2025

    Procesi i rikonfigurimit të Gjykatës Kushtetuese, prek maj 2025, rrezikon të futet sërish në ngërç institucional. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) i ka kërkuar Kuvendit të Shqipërisë të rihapë garën, pasi pas verifikimeve rezultuan më pak se tre kandidatë që plotësonin kushtet ligjore për vendin vakant në Gjykatë.
    Megjithatë, burime nga parlamenti bëjnë të ditur për weblajm.com se Kuvendi nuk do ta rihapë procedurën pa u shprehur më parë Gjykata Kushtetuese. Ky institucion pritet të marrë vendim më 16 tetor, pas ankimit të paraqitur nga Presidenti Bajram Begaj.

    Debati kryesor lidhet me mënyrën e llogaritjes së mandateve: a do të kenë gjyqtarët e rinj mandate të pjesshme (për të respektuar parimin e rotacionit çdo tre vjet me një të tretën e trupës gjyqësore), apo mandate të plota 9-vjeçare, siç parashikon Kushtetuta. Ky interpretim pritet të përcaktojë fatin e përbërjes së Gjykatës Kushtetuese dhe të ndikojë drejtpërdrejt balancën institucionale.

    Gjykata Kushtetuese ka qenë shpesh në qendër të krizave institucionale gjatë viteve të fundit. Pas reformës në drejtësi dhe procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve, ky institucion ka funksionuar për një kohë të gjatë me mungesë anëtarësh, duke penguar shqyrtimin e çështjeve të rëndësishme. Çdo vonesë në emërimet e reja, sipas ekspertëve, rrezikon jo vetëm funksionimin normal të Gjykatës, por edhe besueshmërinë e sistemit të drejtësisë.

     

    VENDIMI KED

    KËSHILLI I EMËRIMEVE NË DREJTËSI
    V E N D I M
    Nr. 13, datë 29.05.2025
    PËR PEZULLIMIN E PROCEDURËS SË VERIFIKIMIT TË KANDIDATURAVE DHE
    NJOFTIMIN E SUBJEKTIT QË E KA VËNË NË LËVIZJE, KUVENDIN E SHQIPËRISË,
    PËR TË VLERËSUAR RISHPALLJEN E THIRRJES PËR PARAQITJEN E
    KANDIDATURAVE
    Në përmbushje të detyrimeve kushtetuese e ligjore, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pasi vijoi
    procesin e verifikimit të kushteve ligjore të kandidatëve të paraqitur për vendin vakant të anëtarit të
    Gjykatës Kushtetuese, shpallur nga Kuvendi më datë 30.09.2024,

    • meqenëse numri i kandidatëve në garë, pas verifikimit kushteve ligjore, ka rënë nën 3 (tre);
    • në respekt të dispozitave kushtetuese e ligjore, si dhe në funksion të parimit të rritjes
      konkurueshmërisë e të sigurimit të numrit minimal të kandidaturave, nëpërmjet shtimit të
      numrit të opsioneve për organin e emërtesës në procesin e përzgjedhjes së kandidaturave për
      këtë vend vakant;
    • në zbatim të vendimit nr. 84/2024 të Gjykatës Kushtetuese, që ka sanksionuar se, “përtëritja e
      rregullt me një të tretën çdo tre vjet mbetet parim i rëndësishëm dhe ka përparësi ndaj
      kohëzgjatjes së mandatit të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese”;
    • në mbështetje të pikës 1 të nenit 125 të Kushtetutës, të nenit 7/c të ligjit nr. 8577/2000 “Për
      organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të pikës 2
      të nenit 218 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, si edhe të
      shkronjës “b” të pikës 49 të Vendimit nr. 4 datë 11.03.2019 “Për procedurën e verifikimit të
      kandidatëve për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe të Inspektorit të Lartë të
      Drejtësisë”, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi,
      V E N D O S I:
    1. Pezullimin e procedurës së verifikimit të kandidaturave dhe njoftimin e subjektit që e ka vënë
      në lëvizje, Kuvendin e Shqipërisë, për të vlerësuar rishpalljen e thirrjes për paraqitjen e
      kandidaturave për pozicionin vakant në Gjykatën Kushtetuese, shpallur më datë 30.09.2024.
    2. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë, në
      pjesën e përcaktuar për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.
      Këshilli i Emërimeve në Drejtësi 2025
      Adresa Postare : GJYKATA E LARTË, Rruga Ibrahim Rugova, Ndërtesa nr. 20, Kodi Postar 1001, Tiranë, Shqipëri.
      Adresa Elektronike : info@ ked.gov.al Numra telefonikë : +355 4 2257302
      ANËTAR ANËTARE KRYETAR
      Ilir TOSKA Alma MUÇA Sokol SADUSHI
      ANËTARE
      ZËVENDËSUESE ANËTAR ANËTARE
      Elvana ÇIÇOLLI Etien KAPO Enkela VLORA
      ANËTARE ANËTARE
      Irma BALLI Nafije HASKO
    KED kushtetuesja
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Gjermani-Itali: Merz shpreson tek pragmatizmi i Melonit

    January 23, 2026

    Si të veprohet me Donald Trump? Brukseli në ditë të vështira

    January 23, 2026

    Këmbimi valutor 23 Janar/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

    January 23, 2026

    Po shkëlqen në Angli, rregulli i FIFA-s i “djeg” transferimin e bujshëm në janar sulmuesit shqiptar

    January 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus January 12, 2026

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    NGA TORI AGOLLI  Arben Ahmetaj: dy fjale kam per ty,te njoha në vitet e shkuara,kur…

    As burgu nuk i mjaftoi/ Alda Klosi, ish-benjaminja e Arben Ahmetajt, rikthehet te presionet ndaj bizneseve

    SPAK, transparenca e munguar dhe kufiri i rrezikshëm i gjyqit popullor

    CFO Pharma, Pharma Plus dhe Medix Albania/ KLSH zbulon skemat korruptive të FSDKSH-së dhe abuzimet me ilaçet që rrezikojnë shëndetin e shqiptarëve

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 22 Janar 2026

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 21 Janar 2026

    Parashikimi i horoskopit 20 janar, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.