Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Spanja shpallet kampione e botës, Ferran Torres vendos finalen dramatike ndaj Argjentinës

    Dua Lipa ndjek nga afër finalen e Botërorit 2026, artistja shqiptare mes të ftuarve VIP në “MetLife”

    Ceremoni spektakolare në mbyllje të Botërorit, Robbie Williams, Nicole Scherzinger dhe Laura Pausini ndezin skenën

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kosovë

    Kushtetuesja e Kosovës: Dekreti i Osmanit pa efekt, Kuvendi ka 34 ditë për të zgjedhur presidentin

    March 25, 2026

    Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur se dekreti i Presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit nuk ka efekt juridik, duke i lënë ligjvënësve një afat prej 34 ditësh për zgjedhjen e presidentit të ri.

    Sipas aktgjykimit, nëse brenda këtij afati Kuvendi nuk arrin të zgjedhë presidentin, atëherë ai shpërndahet automatikisht dhe vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja brenda 45 ditësh.

    Vendimi erdhi pas kërkesës së dorëzuar nga kryeministri Albin Kurti, i cili kundërshtoi dekretin e 6 marsit të Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit pas dështimit për zgjedhjen e presidentit në seancën e 5 marsit.

    Kriza nisi pasi në atë seancë nuk u arrit kuorumi, ndërsa përpjekjet për konsensus mes partive nuk dhanë rezultat. Partia në pushtet kishte propozuar kandidatët Glauk Konjufca dhe Fatmire Kollçaku-Mullhaxha, por opozita nuk i mbështeti.

    Presidenti i Kosovës zgjidhet me 2/3 e votave në raundet e para ose me 61 vota në raundin e tretë, ndërsa kërkohet prania e të paktën 80 deputetëve për zhvillimin e seancës.

    Gjykata kishte pezulluar përkohësisht dekretin deri më 31 mars, ndërsa tani me aktgjykimin përfundimtar ka sqaruar se procedurat kushtetuese për zgjedhjen e presidentit duhet të ndiqen brenda afatit të përcaktuar.

    Vendimi i Kushtetueses pritet të ndikojë në zhvillimet politike në vend, duke detyruar partitë të rifillojnë negociatat për arritjen e një marrëveshjeje për zgjedhjen e kreut të shtetit.

    dekreti Gjykata Kushtetuese kosove Osmani
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Spanja shpallet kampione e botës, Ferran Torres vendos finalen dramatike ndaj Argjentinës

    July 20, 2026

    Dua Lipa ndjek nga afër finalen e Botërorit 2026, artistja shqiptare mes të ftuarve VIP në “MetLife”

    July 19, 2026

    Ceremoni spektakolare në mbyllje të Botërorit, Robbie Williams, Nicole Scherzinger dhe Laura Pausini ndezin skenën

    July 19, 2026

    Post Malone tërheq vëmendjen në finalen e Botërorit 2026, mesazhi në bluzë bëhet viral

    July 19, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Romanca në qendër të vëmendjes! Horoskopi ditor për shenjat e zodiakut

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 17 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.