Site icon Informohu siç duhet

‘Kush po i bën presion?’- Bardhi kërkon seancë urgjente dëgjimore: Thirreni Holta Zaçajn të na e tregojë

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka lënë të kuptohej se kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj mund të ketë marrë presione.

Në fjalën e tij në seancën plenare në Kuvend Bardhi kërkoi që të thërritet zonja Zaçaj në seancë plenare ose në komisionin e Ligjeve dhe të deklarojë se kush po i bën presion.

Lexo këtu më shumë detaje

Përplasja me Gjykatën e Lartë, flet kryetarja e GJK/ VOA: Holta Zaçaj bën pas e kërkon deklarimin e përfundimit të mandatit

Ai theksoi se në njoftimin zyrtar Zaçaj është shprehur se ka presion politik, mediatik dhe ekonomik mbi anëtarët e gjykatës.

Bardhi u shpreh se kjo çështje e shqetëson dhe ngre pikëpyetje mbi ekzistencën e dy institucioneve të larta.

Ai shtoi se nuk duhet të qëndrojë jashtë këtij debati por duhet të ketë një seancë urgjente dëgjimore të kryetares së Gjykatës Kushtetuese dhe atij të Gjykatës së Lartë.

“Kryetarja e Gjykatës kushtetuese ka deklaruar se ka presion politik, ekonomik mbi anëtarët e gjykatës. Mua më shqetëson kjo çështje ngre pikëpyetje mbi ekzistencën e dy institucioneve të larta prandaj ne nuk duhet të qëndrojmë jashtë këtij debati. Ne duhet të kemi një seancë urgjente dëgjimore te kryetares së gjykatës kushtetuese dhe atij të gjykatës së larte.

Ne nuk do duhet si Kuvend të qëndrojmë jashtë këtij debate që po fut kushtetuesen e Shqipërisë në një ngërç kushtueses. Mund ta fus Shqipërinë në një rrugë ku të kemi disa anëtarë të GJK, disa që mbajnë zyrën me dhunë, disa atë tjerë që zgjidhen nga organet e emërtesës duke sjellë pasoja për shtetin. Kjo mund të na krijojë probleme në Gjykatën Europiane të të drejtave të Njeriut”, tha Bardhi.

Exit mobile version