Edhe këtë të mërkurë janë shënuar tensione dhe përplasje në kryesinë e Kuvendit, pasi deputetët e opozitës nuk janë lejuar nga garda që të futen në Komisionin Hetimor për koncesionet në shëndetësi.
Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi ka arritur të futet në sallë dhe i ka fikur mikrofonin Plarent Ndrecës, që kishte nisur mbledhjen pa deputetët e opozitës.
“Kush je ti që…” i drejtohet deputetja demokrate dhe më pas i fik mikrofonin.
“Kolegët që hedhin molotovë nuk I mbrojmë ne!’ tha Ndreca.
Ndërsa Vokshi kërkon që dëshmitari të dalë jashtë.
Albana Vokshi: Do jesh i pari që do e hash!
Plarent Ndreca: Mirë është të qetësohesh, kujdes me duart
Albana Vokshi: Ka mundësi??
-Qetësohu
-Ka mundësi?
-Jo nuk ka asnjë mundësi pan asnjë votim
-Mbledhja nuk ka nisur , unë tendera ju nisni mbledhjen
-E kemi nisur
–Po ja pra ku je
–Me urdhër politik ndalon i deputet
-Pse bërtet?
-Do bërtas sa të dua… zoti Opre dil përjashta se jemi për procedurë, o Garda nxirre përjashta dëshmitarin

