Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ashpërsohen masat për drejtuesit e rinj të mjeteve, Kuvendi miraton ndryshimet në Kodin Rrugor

    Gjykata e Lartë rrëzon sekuestrimin e pasurive të Ahmetajt, çështja kthehet për rigjykim në Apelin e Posaçëm

    Berisha nuk mori pjesë në votimet për rendin e ditës, Salianji: Berisha po asgjëson opozitën reale

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Kush ishte “vrasësi” Dumani para se të bëhej “VIP”

    October 27, 2024
    Kush ishte "vrasësi” Dumani para se të bëhej “VIP”

    Nga Flamur Vezaj

    Ky që shikoni është Nuredin Dumani, 14 vite më parë, në fillim të “karrierës” së tij kriminale! Siç duket në këto foto, ai është 23 vjeç dhe duket i lumtur me tetë tufat e parave, të siguruara ndoshta nga ndonjë “kotec” i vjedhur! Në atë kohë, në kartelën e policisë, Dumani njihej si grabitës pulash, i ndonjë shtëpie fshati ku kishte të moshuar, apo shtepi të ndonjë tregtari, biznesi ose kambisti të zonës! Ende nuk kishte filluar “karrierën” si vrasës, pasi në atë kohë ishte thjesht një “çerr” i Talo Çelës nga Sinaballaj e Rrogozhinës!

    Nga fotot duket qartë se Dumani, sot i akuzuar për 12 vrasje dhe i dyshuar gjithashtu për vrasjen me tritol të të pafajshmit Enea Thomallari, mburret me tufat e parave që, me shumë mundësi, në atë kohë ka grabitur ndonjë kambisti ose shtëpi të ndonjë tregtari. Duket qartë që katër nga tetë tufat e lekëve janë të mbështjellë me shiritin e bankës dhe të firmosura nga një punonjës bankar.

    Këto foto janë shkrepur më 22 shtator 2010, mes orës 18:21 dhe 18:22 minuta, siç duket brenda ambienteve të një shtëpie modeste, ndryshe nga kushtet që sot vrasësi i 12 personave dhe bashkëpunëtori i drejtësisë ka brenda ambienteve të qelisë!

    Nëse shikon me kujdes këto foto, ato tregojnë shumë për gjendjen e tij psikologjike! Ai duket i eksituar që ka siguruar tufat e parave, me të cilat pozon për t’i ruajtur si kujtim fitimet e krimeve të para të tij! Në foton nr. 1, përveç fotografimit të vetes, ai është kujdesur të shkrepë aparatin edhe në momentin e ndarjes së fitimit me të tjerët. Në foton nr. 2, Nuredin Dumani duket se ndan tufën e parave me vëllanë e tij, Dashnor Dumani, tashmë i shpallur në kërkim për vrasjen e trefishtë të ndodhur në 2018 në Bradashesh të Elbasanit. Ndërsa në foton nr. 3, Nuredin Dumani shfaqet duke dorovitur një person tjetër, që duket se është “punëtor” i tij në planet kriminale.

    Pra, 14 vite më parë, bashkëpunëtori i drejtësisë sot siguronte tufa me lekë, pasi ishte vetëm një hajdut i rëndomtë dhe i pa kuotuar ende në “bursat” kriminale të vrasjeve me pagesë! Ndërkohë, vetëm pak vite pas shkrepjes së këtyre fotove, Dumani u rekrutua si vrasës nga shefi i tij, Talo Çela. Më pas rezultoi, edhe nga bisedat e ndryshme në SkyEcc, se vrasësi i 12 personave nuk bënte pazare më me lekë, por vetëm me euro dhe shuma të mëdha! Ai arriti deri në atë pikë sa, nga delitantizmi i tij, pretendonte në bisedat e SkyEcc se do i vendoste gjobë specialistit të gjobëvënies, Emiljano Shullazi, etj!

    Nga ana tjetër, nuk dihet nëse i penduari i drejtësisë, Dumani, që tregon për SPAK-un vetëm ato që i interesojnë, ka rrëfyer për origjinën e këtyre parave! Apo nëse dy “super” prokurorët, Altin Dumani dhe Behar Dibra, i kanë kërkuar llogari të penduarit të tyre se për çfarë krimi bëhej fjalë në atë kohë! Dyshoj që e kanë bërë, siç dyshoj që dy prokurorët nuk do e zbardhin vrasjen me tritol të të pafajshmit Thomallari, pasi porositësi i dyshuar i këtij atentati është pikërisht i penduari i tyre, i cili vazhdon të kryejë aktivitet kriminal edhe nën mbrojtjen e shtetit!

    Dumani foto para se te behej vip
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ashpërsohen masat për drejtuesit e rinj të mjeteve, Kuvendi miraton ndryshimet në Kodin Rrugor

    June 18, 2026

    Gjykata e Lartë rrëzon sekuestrimin e pasurive të Ahmetajt, çështja kthehet për rigjykim në Apelin e Posaçëm

    June 18, 2026

    Berisha nuk mori pjesë në votimet për rendin e ditës, Salianji: Berisha po asgjëson opozitën reale

    June 18, 2026

    Kuvendi miratoi Amnistinë Penale, ministri Lamallari: Një lajm i shumëpritur për familjet shqiptare

    June 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Nga Ardit RadaKa politikanë që dallohen për betejat që zgjedhin të bëjnë. Ka të tjerë…

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.