Sot, Xhelal Rraja, vëllai i ish-deputetit të PS Rrahman Rraja dhe babai i Ramazanit, i cili ndodhet në burg, është arrestuar në kuadër të operacionit “Revanshi”. Ai akuzohet për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe për sigurimin e kushteve për të kryer vrasje.
Xhelal Rraja u arrestua pasi ishte shpallur në kërkim. Ai ishte pjesë e grupit të Durim Bamit dhe Endrit Dokles, të cilët kishin një konflikt me Vis Martinajn dhe Arben Ndokën. Sipas dosjes së SPAK, Xhelal Rraja kishte tentuar eliminimin e ish-deputetit socialist Arben Ndoka.
Plani kishte për qëllim të vriste Ndokën kur ai shkonte të pinte kafen e ngushëllimit në Rrugën “Elbasanit”. Bashkë me Durim Bamin, Endrit Doklen, dhe në bashkëpunim me Rrajën dhe Marklen Hakën, ata kishin përgatitur planin për vrasjen e Ndokës në vitin 2021.
Në të njëjtën kohë, djali i Xhelal Rrajës, Ramazani, gjendet në burg pas arrestimit për përfshirjen në atentatin ndaj ish-prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja.