Site icon Informohu siç duhet

Kush është “Princi Damian”/ Nga rivaliteti me Martinajn te romanca me ish-missin shqiptar

Kush është “Princi Damian”/ Nga rivaliteti me Martinajn te lidhja me ish-missin shqiptar

Për ata që e njohin, janë të vetëdijshëm  se Leonard Duka vetëquhet tek miqtë e tij si “Princi Damian”, një nofkë që sipas tij reflekton luksin dhe jetën që frekuenton.

I njohur për armiqësinë me Ervis Martinajn, Leonard Duka njihet dhe si udhëheqës i grupit kriminal me emrin ‘’Klani Duka’’ por famën dhe vëmendjen më të madhe e mori teksa u përfol për marrëdhënien e tij me ish misin, Trejsi Sejdini.

Një marrëdhënie, të cilën ata u munduan ta mbajnë sa më larg vëmendjes. Emri i tij është mjaft  i njohur për drejtësinë, por edhe për publikun shqiptarë.

Pika e dytë që i ka dhënë vëmendje Akoma më shumë Dukës është armiqësia e tij me Ervis Martinaj.

Ervis Martinaj, një nga bosët më të mëdhenj të lojërave të fatit në Shqipëri dhe njeri me influencë jo vetëm në botën e krimit, u bë ‘gjahu m ëi shtrenjtë’ I armiqëve  të tij, mes të cilëve është përmendur edhe ‘Klani Duka’. Por edhe vet Duka shpesh herë ka qenë objektiv eliminimi. Mësohet se ‘Princi Damian’ u ka shpëtuar disa atentateve i ndihmuar edhe nga lëvizjet e informacionet që merrte nga policia.

Goditja e tij më e fortë ishte  ishte eliminimi i ish policit Santiago Malkos, i njohur dhe si një ndër njerëzit më të rëndësishëm të rivalit të tij, Ervis Martinajt.

Por ai është përfolur edhe si i përfshirë më atentatin ndaj Fabian Gaxha, Erigers Mihasi, kushëriri i parë Brilant Martinaj dhe 2 të tjerë te atentati i Fushë Krujës. Kujtomë se në Milot disa ditë më vonë u vra Klisman Preçi, krahu i djathtë i Martinajt.

Duka u arrestua në Belgjikë më 18 maj 2024 pasi ndaj tij ishte firmosur një urdhër arresti në kuadër të megaoperacionit “Metamorfoza 2′ ku nga zbardhja e biseda në Sky ECC u zbuluan disa nga ngjarjet më të rënda kriminale në Shqipëri dhe u zbardhën disa vrasje dhe tentativa për vrasje dosjet e të cilave ishin lënë në harresë.

Exit mobile version