Zbulohet emri i personit me rekorde kriminale të cilit iu bë atentat pasditen e 26 gushtit në Berat.
Mësohet se në drejtimin e mjetit ndaj të cilit është qëlluar me armë zjarri ishte shtetasi Altin Halili, sipas policisë person me precedentë kriminal.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, Forcat Operacionale dhe ato Shqiponja të DVP Berat dhe drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat.
Njëkohësisht është ngritur grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë i cili ndodhet në vendngjarje.
Gjithashtu në ndihmë të Policisë Vendore janë nisur grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Fier.


