Site icon Informohu siç duhet

“Kush është? Jam unë, princi yt”, Princi Harry ngatërron adresën në Londër, pamjet bëhen virale

Një episod i pazakontë dhe komik me princin Harry është kthyer në sensacion në rrjetet sociale, pasi Duka i Sussex-it është filmuar duke trokitur në disa dyer të gabuara në lagjen Fulham të Londrës, ndërsa kërkonte një adresë që nuk po e gjente dot.

Pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë Harryn të hutuar dhe të pasigurt, teksa përpiqet të orientohet. Në një nga regjistrimet, dëgjohet një banor duke pyetur kush është, ndërsa Harry, me një buzëqeshje të sikletshme, përgjigjet: “Jam unë, princi yt”.

Ky incident vjen në një kohë kur princi ndodhet në një betejë ligjore me autoritetet britanike, pas heqjes së sigurimit të tij të armatosur gjatë vizitave në Mbretëri. Harry ka ngritur shqetësimin se ai dhe familja e tij janë të pambrojtur në vendin ku u rrit.

Edhe pse situata për të është serioze, për shumë britanikë pamja e një princi që endet rrugëve të Londrës i vetmuar dhe pa orientim ka sjellë të qeshura dhe është përjetuar si një skenë tipike e humorit britanik.

Ende nuk dihet nëse ai gjeti shtëpinë që kërkonte, por një gjë është e sigurt – banorët e Fulhamit kanë përjetuar ndoshta vizitën më të papritur dhe më mbretërore të jetës së tyre.

Exit mobile version