Amir Saipi papritmas vendosi të veshë fanellën e Kosovës.
Portieri shqiptar është aktualisht pjesë e Luganos në Superligën zviceriane, ndërsa duhet theksuar fakti se është një titullar i padiskutueshëm.
Lajmi u bë publik nga mediet zviceriane.
Kujtojmë se Saipi është 24-vjeç dhe më parë ka përfaqësuar Zvicrën U-21.
Atij i mungoi ftesa nga ekipi i parë dhe për këtë duket se ka hequr dorë. Kosova luan ndeshjet e radhës në tetor për Ligën e Kombeve dhe pikërisht aty mund të vijë debutimi.