Site icon Informohu siç duhet

Kush është femra që i mbeti “pikë në zemër” Al Pacinos? Libri i tij zbulon të pathënat

Kush është femra që i mbeti “pikë në zemër” Al Pacinos? Libri i tij zbulon të pathënat

Al Pacino kohët e fundit na dha përgjigjen e shumëpritur të pyetjes: Pse nuk u martua kurrë?

Fituesi i Oscar-it publikoi librin e tij me kujtime, “Sonny Boy”, e aty na zbuloi thuajse të gjitha të pathënat e jetës së tij.

Babai i 4 fëmijëve foli për marrëdhënien e tij me ish-partneren, Kathleen Quinlan, duke e përshkruar atë si ‘ngushëllimin’ e tij.

Pacino e përshkroi marrëdhënien e tyre duke zbuluar se vetëm me të ka qenë më afër martesës se kurrë.

“Por unë gjithmonë i jam shmangur martesës. Mendoj se nuk e kam parë si diçka që do të më ndihmonte. Thjesht doja të shmangia atë që e mendoja, në atë kohë, se ishte e pashmangshme: një hyrje në trenin e dhimbjes.”

Ylli i ‘Scarface’ ndau mirënjohjen për miqësinë që ka me Quinlan: “Nuk ishte e lehtë t’i thuash jo martesës me një grua që do. Më dhimbte kur ajo u largua dhe unë e mbajta dhimbjen me vete për vite me radhë.”

Përveç kësaj, Pacino foli edhe për vendimin e tij për të mos u martuar kurrë në një intervistë.

“[Unë] thjesht nuk e ndjeva se [martesa] më përshtatej ndonjëherë për ndonjë arsye,” tha ai për revistën People.

 

Exit mobile version