Site icon Informohu siç duhet

Kush është demokrati që mashtroi qytetarët me falsifikimin e markave të famshme

Kush është demokrati që mashtroi qytetarët me falsifikimin e markave të famshme

Detaje të tjera kanë dalë në pah nga operacioni i sotëm ku policia zbuloi dy magazina ku stampoheshin veshje të kontrabanduara, me logo false.

Një nga të arrestuarit konkludon se është shtetasi Luan Haka, kandidat për deputet i Partisë Demokratike në vitin 2021.

Kujtojmë se Haka gjithashtu ka kandiduar si kryetar bashkie në Dibër në zgjedhjet e pjesshme lokale të vitit 2022.

Ndaj ditën e sotme ai është vënë në pranga si një prej administratorëve të fabrikave, ndërsa djali i tij Lindion vijon të kërkohet nga policia.

Kujtojmë se policia ka vënë në pranga katër persona ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim, njëri prej tyre shtetas turk.

Raportohet se 2 magazinat ishin të pajisura me linja makinerish për qepje, printim dhe stampim me logo false, të markave të njohura ndërkombëtare, të veshjeve dhe aksesorëve të dyshuar të kontrabanduar.

Të arrestuarit janë:

-shtetasi Luan Haka dhe u shpall në kërkim djali i tij, shtetasi Lindion Haka, bashkadministratorë të njërës prej magazinave;

-shtetasi Ali Bushati dhe Xhuljo Lecaj, bashkadministratorë të magazinës tjetër;

-u arrestua shtetasi Arjan Hida, qiradhënës i pronave;

-u shpall në kërkim shtetasi turk Ozkan Sulun, i cili koordinonte realizimin e këtyre veprimtarive kriminale.

-u shpall në kërkim shtetasi turk O. S., i cili koordinonte realizimin e këtyre veprimtarive kriminale;

-u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për shtetasit R. Gj., Z. H., Sh. M. dhe A. H., punonjës në këto magazina.

 

Exit mobile version