Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Trump shfaqet me kapelën “Trump 2028” dhe bën shaka për një mandat të tretë në darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë

    OpenAI nuk e kuptoi për një javë se agjenti i saj AI kishte hakuar një kompani

    Shkencëtarët identifikojnë tetë shpella në Mars, mund të jenë çelësi për kërkimin e jetës dhe misionet njerëzore

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Kurti i kërkon Abdixhikut koalicion: Pse të mos e bëjmë?

    May 5, 2025

    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i ka drejtuar një letër zyrtare kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, duke i kërkuar formalisht një koalicion ndërmjet dy partive.

    Kurti thekson se nevojitet një marrëveshje politike për të ecur përpara dhe për të konstituar Kuvendin, ndërsa shpreh keqardhjen që Abdixhiku ka refuzuar dy herë të takohet me të. Ai argumenton se një shumicë e votuesve të të dyja partive preferojnë një bashkëpunim LVV-LDK dhe se kjo duhet të ndodhë tani, për të shmangur zgjedhje të reja të panevojshme.

    “Ne nuk jemi të interesuar për koalicion me PDK. Edhe nëse shkojmë në zgjedhje, pak gjë do të ndryshojë, dhe do të na duhet sërish të ulemi bashkë. Pse të presim?”, shkruan Kurti në letrën e tij.

    Ai thekson se ndonëse ka dallime mes partive, koalicionet pikërisht në këtë bazë ndërtohen, dhe sjell shembuj të shumtë të marrëveshjeve të mëparshme të LDK-së me parti të tjera. Në fund, Kurti nënvizon rëndësinë e një takimi të drejtpërdrejtë për të diskutuar si politikanë të përgjegjshëm, me fokus te e ardhmja e shtetit dhe mirëqenia shoqërore.

    Letra e plotë

    I nderuar kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, z. Lumir Abdixhiku,

    Po ju drejtohem me këtë letër meqë nuk u takuam ende. Deputetë të LDK-së së fundmi kanë deklaruar publikisht se për të ecur përpara në legjislaturën e nëntë, fillimisht me konstituimin e Kuvendit, nevojitet marrëveshje politike.

    Si kryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe kryeministër në detyrë i Republikës së Kosovës, jam i interesuar dhe i vullnetshëm për marrëveshje politike me LDK-në.

    Ne sigurisht që kemi dallime në bindje politike e në politikat qeverisëse, por koalicionet bëhen pikërisht ndërmjet atyre që kanë dallime, duke vendosur të drejtat dhe nevojat e shtetit dhe të qytetarëve si prioritet.

    LDK njihet si parti e cila nuk ka hezituar për koalicione qeverisëse: në 2001-2004 me PDK dhe AAK, në 2004-2007 me AAK, në 2008-2010 me PDK, në 2014-2017 sërish me PDK, ndërkaq në 2020 me LVV.

    Mosapajtimet e diferencat që mund të ketë LDK me LVV sot nuk janë më të mëdha sesa që LDK i kishte para koalicioneve të mëhershme kur i bëri ato. Plus, në vitin 2020 ne bashkë kemi qenë kolegë në Kurti 1, kur unë nuk kam pasur probleme me juve, por me disa të tjerë që nuk kanë më pozita të larta e as ndikim të madh në LDK si asokohe.

    Jam i bindur që votuesit e LDK-së sot e preferojnë më së shumti koalicionin me LVV. Edhe votuesit e LVV e preferojnë po ashtu më së shumti koalicionin me LDK. Pse të mos e bëjmë? LVV nuk është e interesuar për koalicion me PDK. Ne edhe mund të shkojmë në zgjedhje të reja ku pak çka mund të ndryshojë për LDK-në dhe mandej sërish do të na duhet të ulemi bashkë për koalicionin LVV-LDK! Pse ta bëjmë atëherë më vonë, kur mund ta bëjmë tash? Pse edhe një palë zgjedhje për koalicionin e njëjtë?

    Natyrisht që më së miri do të ishte të takohemi e t’i flasim dhe t’i diskutojmë këto si politikanë të pjekur që kanë ardhmërinë e shtetit dhe përparimin shoqëror prioritet mbi çdo tjetër.

    Albin Kurti Koalicion kosove leter Lumir Abdixhiku
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Trump shfaqet me kapelën “Trump 2028” dhe bën shaka për një mandat të tretë në darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë

    July 25, 2026

    OpenAI nuk e kuptoi për një javë se agjenti i saj AI kishte hakuar një kompani

    July 25, 2026

    Shkencëtarët identifikojnë tetë shpella në Mars, mund të jenë çelësi për kërkimin e jetës dhe misionet njerëzore

    July 25, 2026

    Gianluigi Donnarumma martohet me partneren e tij prej 10 vitesh, Haaland dhe Mancini mes të ftuarve në ceremoninë madhështore

    July 25, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 22 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.