TIRANË– Kryeministri Edi Rama sot gjatë komunikimit virtual në rrjetet sociale përmes platformës “SY m’SY” iu është drejtuar të gjithë atyre që e kritikojnë që “kurrë të mos votojnë për PS”, ndërsa ironizoi Sali Berishën, duke thënë se “nuk mund të shkohet pas një të roituri”.
“Si mund ti hani këto idiotësira. Mos votofshi kurrë për mua dhe për PS, por si mund të shkoni pas një të roituri që i fiket llamba tre herë në dritë se dhe mosha tepër e thyer bën të vetën dhe vetëm i ka sjellë këtij vendi rrëmuja. Nuk e kuptoj ca kërkoni. Nuk e di rezultatin, ndoshta fitojmë më shumë edhe se 77 deputetë, do të shikohet. Kur të fitojmë, nis sërish ky ka vjedhur. Rezultatin do ta shkruaj në Kuç, atje te ai lokali dhe do ta shkruaj rezultatin e 11 majit. I keni parë celulat e PS, ne komunikojmë çdo ditë e natë me popullin.”- u shpreh kryeministri./Radar.al
Rama nga Kamza: Elisa është frymë, ku shkon ajo shkon fitorja
“Roli i Trump më 11 Maj”/ Rama: Jam mik me Kushner, marrëveshja për Sazanin s’është finalizuar