Site icon Informohu siç duhet

“Kur ke bërë s*ks për herë të parë?”/ Rudina Dembacaj: Ku di gjë unë sa burra kam ndërruar

"Kur ke bërë s*ks për herë të parë?"/ Rudina Dembacaj: Ku di gjë unë, sa burra kam ndërruar

Rudina Dembacaj me Aleks Varfaj, Mark Frroku dhe ne te djathte me Eduart Grishajn.

TIRANË-Gjatë emisionit të mbrëmjes së djeshme në “Top Channe” aktorja Rudina Dembacaj ka folur për eksperiencat e saj seksuale, ndërsa ka thënë se nuk e mban mend se kur ka kryer marrëdhënie për herë të parë.

“Ku di gjë unë, sa burra kam ndërruar.”-tha ajo duke shtuar se bën shaka.

Aktorja u shpreh edhe për marrëdhënien me bashkëshortin Mark Frroku, teksa deklaroi se fillimisht kanë qenë shokë me njëri-tjetrin.

Rudina tha se romanca e tyre ka qenë si një telenovelë, duke rrëfyer se “nuk e kujtoj kohën kur, por në atë moment shpërthyen fishekzjarre”.

“Marrëdhënien e parë? Se mbaj mend fare, ku di gjë unë, sa burra kam ndërruar unë. I kam kaluar kështu. (Se bëj shaka) Nuk e mbaj mend kur kam kryer marrëdhënie për herë të parë me Markun. Unë dhe im shoq jemi njohur si shokë. Ka qenë një telenovelë, “jo po unë të dua”, “jo po s’është gjëja e duhur”. Nuk kujtoj kohën kur, por kujtoj që shpërthyen fishekzjarre.”- tha ajo në “Goca dhe Gra”.

Megjithatë kujtojmë se në atë çka ka bërë publike, Rudina Dembacaj më herët ka pasur lidhje me dy ish-partner, Eduart Grishaj, i cili sot është i martuar dhe ka dy fëmijë me Arbana Osmanin si dhe një lidhje me Aleksandër Varfaj, e kurorëzuar në martesë dhe ardhjen në jetë të një vajze Viktoria./Radar.al

Exit mobile version