Një burrë nga Washington, D.C., tha se shpërblimin prej 1 milion dollarësh që e ka fituar në Powerball e kishte parë në një ëndërr.
Fituesi, i identifikuar si Tommy M., i tha zyrtarëve të Lotarisë DC se kishte kaluar një periudhë të vështirë para se të blinte biletën për tërheqjen e Powerball më 26 mars.
“Qëlloi fort, humba nënën time dhe qenin tim brenda një periudhe të shkurtër kohore”, tha ai.
Tommy tha se fati i ndryshoi kur bileta që bleu nga Tenley Market në Sheshin Wisconsin rezultoi të ishte një fituese prej 1 milion dollarësh, raporton upi.com.
“Para disa ditësh pata një ëndërr. Më tha se do të bëhesha milioner. Dhe ja ku është. Është e vërtetë”, tha ai.
Lojtari tha se kishte vizituar të njëjtën dyqan për të blerë biletat e tij për dekada të tëra.
“Si lojtarë të rregullt, të gjithë e njohim njëri-tjetrin. Flasim për numrat që dolën, kush fitoi – dhe kësaj here, jam unë”, tha ai.
Tommy tha se planifikon të përdorë një pjesë të fitimeve për të shkuar në një pushim dhe të kursejë pjesën tjetër për pensionin.