Site icon Informohu siç duhet

“Kur do të martohet Mira?”/ Pyetja e parë që nëna e shefes së teknologjisë së OpenAI, i drejtoi ChatGPT-së

"Kur do të martohet Mira?"/ Pyetja e parë që nëna e shefes së teknologjisë së OpenAI, i drejtoi ChatGPT-së

Mira Murati

TIRANË– Shqiptarja, Mira Murati, shefja e teknologjisë së OpenAI, kompanisë që ka ndërtuar sistemin e inteligjencës artificiale ChatGPT, ka ndarë një histori të sajën.

Ajo ka rrëfyer se pyetja e parë që nëna e saj, e cila jeton në Itali, i bëri ChatGPT-së ishte: Kur do të martohet Mira?

Mira nga intervista në Festivalin Cannes Lion 2024, tregoi gjithashtu se ishte e motra e cila i shpjegoi nënës së tyre se çfarë ishte inteligjenca artificiale dhe se mund ta pyeste për gjithçka edhe në gjuhën shqipe.

Sikurse do bënte çdo nënë tjetër shqiptare kur ka një vajzë të pa martuar, edhe pyetja e parë e nënës së shefes së teknologjisë së OpenAI, ishte se kur do të martohej e bija.

Pyetje së cilës e motra iu përgjigj me humor: Mama, nuk mund të bëjë mrekulli. Është vetëm inteligjencë artificiale.

Exit mobile version