Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Teherani përballet me krizë uji si pasojë e thatësisë së madhe

    Zgjedhjet në Kosovë pa fitues absolut, pjesëmarrja e ulët në votime mesazh për partitë

    “Allahu ka për t’i varur në qafë”/ Policia mësyn në xhaminë “Ebu Beker” në Shkodër

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Kultivim të narkotikëve/ SPAK dërgon për gjykim kreun e grupit të strukturuar kr*minal

    April 15, 2025
    Kultivim të narkotikëve/ SPAK dërgon për gjykim kreun e grupit të strukturuar kr*minal

    TIRANË– SPAK ka dërguar në gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë procedimin penal me nr. 26 të vitit 2025, në ngarkim të të pandehurit Mark Gilaj.

    Mark Gilaj akuzohet për:

    i. “Kultivim të bimëve narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formë të grupit të strukturuar kriminal parashikuar nga nenet 284/1 dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”

    ii. “Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e drejtimit parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal

    iii. “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të parashikuar nga neni 278, paragrafi i parë i Kodit Penal, si dhe

    iv. “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, të parashikuar nga neni 280 i Kodit Penal.

    Nga tërësia e hetimeve të kryera ka rezultuar e provuar se më datë 25.07.2024, pas kontrollit të policisë gjyqësore të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, pranë fshatit Selcë, në një sipërfaqe toke livadh është gjetur sasia e kultivuar, prej 11,358 (njëmbëdhjetëmijë e treqind e pesëdhjetë e tetë) bimë narkotike cannabis cattiva.
    Bimët, me lartësi 40 – 100 cm kanë qenë të mbjella në 3 parcela pranë njëra-tjetrës, në një sipërfaqe prej 6,956 m2. Policia gjyqësore ka arrestuar në flagrancë të pandehurin Mark Gilaj.

    Nga kontrolli i ushtruar në një kasolle të improvizuar nga i pandehuri dhe bashkëpunëtorët e tij, janë sekuestruar një pushkë Model 56, një armë gjahu me mbishkrim “SALSIMAZ”, si dhe disa fishekë luftarakë.

    Lidhur me këtë procedimi penal janë kryer një sërë veprimesh hetimore dhe nga analiza e provave të administruara ka rezultuar e provuar se i pandehuri Mark Gilaj ka ushtruar veprimtarinë e kultivimit të bimëve narkotike pa leje dhe autorizim sipas ligjit si dhe ka mbajtur pa leje armë zjarri dhe armë gjuetie, duke konsumuar elementët e veprave penale për të cilat është akuzuar, të parashikuara nga nenet 284/1, 28/4, 334/1, 333/a/1, 278/1 dhe 280 të Kodit Penal.

    Ky i pandehur ka pasur rolin e drejtuesit dhe financuesit në këtë veprimtari të paligjshme të cilën e ka konsumuar në bashkëpunim, me disa persona të tjerë, në formën e grupit të strukturuar kriminal. Me qëllim identifikimin e bashkëpunëtorëve të të pandehurit kemi proceduar me ndarjen e akteve të procedimit penal nr. 26 të vitit 2025, numërtimin si procedimet penale me nr. 26/1 të vitit 2025, dhe 26/2 të vitit 2025, si dhe vijimin e hetimeve rreth këtyre procedimeve.

    Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë./Radar.al 

    Aksidenti në Shkodër/ Ndërron jetë në spital edhe 14-vjeçari

    Ka efekt kardio-mbrojtës, pse duhet të jetë molla në dietën tuaj?

    Gjuha bullizuese Rama-Berisha-Basha në zgjedhje, flet psikologia Anxhela Peza

    Kultivim të narkotikëve spak
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Teherani përballet me krizë uji si pasojë e thatësisë së madhe

    November 10, 2025

    Zgjedhjet në Kosovë pa fitues absolut, pjesëmarrja e ulët në votime mesazh për partitë

    November 10, 2025

    “Allahu ka për t’i varur në qafë”/ Policia mësyn në xhaminë “Ebu Beker” në Shkodër

    November 10, 2025

    Reduktime të mëdha të energjisë në Ukrainë, si pasojë e sulmeve ruse

    November 10, 2025
    Mos e humb
    Fokus October 18, 2025

    Ermelinda Meksi: Një modeli i ndryshimit ligjor për trafikun rrugor dhe skuterat

    Sot lexova ne shtypin austriak se Qeveria e Austrisë ka finalizuar një reformë në ligjet…

    Philipp Plein Residence, projekti që do të ndryshojë jetën e luksit në Tiranë

    NËNTË BETEJAT PËR BASHKINË E TIRANËS

    “Le të ikin shqiptarët, se do i zëvendësojmë me bangladeshas!” Marin Mema: Begaj nuk përfaqëson dot as popullin e vet

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për ditën e sotme, 10 Nëntor 2025

    Mos jini kategorik dhe të prerë/ Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

    Këto katër shenja të horoskopit do ta gjejnë dashurinë në nëntor

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.