Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Pse duhet të shqetësohemi më shumë për çmimin e naftës sesa për benzinën

    Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

    Balluku dhe Rama vizitojnë familjen Mone në Fier: Mikpritje dhe urime!

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    “Kujdes shefin”/ Zbulohen përgjimet që fundosën oficerët e policisë rrugore

    April 21, 2025
    "Kujdes shefin"/ Zbulohen përgjimet që fundosën oficerët e policisë rrugore

    Të tjera detaje kanë dalë në pah në lidhje me arrestimin e oficerëve të policisë rrugore.

    Kujtojmë se Roven Zeka, Sokol Novaku dhe Edison Tabaku ranë në pranga pasi dyshohen se u korruptuan në lidhje me një aksident.

    Euronews ka arritur të zbulojë se SPAK po kryente përgjime në kuadër të një procedimi penal të vitit 2023, kur në rrjetën e transkriptimit të komunikimeve u evidentuan biseda në lidhje me një ryshfet prej 2 mijë eurosh për lehtësimin e pozitës së shtetases Anisa Vrioni, e cila shkaktoi një aksident.

    Në dokumentet e dorëzuara në Gjykatën e Posaçme, SPAK nënvizon se bashkëshorti i Anisës, Ergest Vrioni, ka patur komunikim me Edison Tabakun, me të cilin kishte njohje të mëparshme.

    Ai ka paguar shumën e parave prej 2 mijë eurosh me qëllim që të mos vënë në pranga bashkëshorten e tij.

    Referuar materialeve të dorëzuara në GJKKO, SPAK bën me dije se nga të dhënat e përftuara nga komunikimet telefonike rezulton se Vrioni kërkoi shuma parash tek persona të ndryshëm për t’ia dhënë oficerit të policisë gjyqësore.

    Shuma në fjalë u dha pranë banesës së punonjësit të policisë rrugore, në orët e vona të natës, duke shtuar se janë administruar dhe pamje filmike.

    Prokuroria e Posaçme nënvizon gjithashtu se nga këqyrja e aparatit të telefonit të personit nën hetim Edison Tabaku, rezulton se ai ka komunikime me shefat e tij eprorë, Sokol Novaku dhe Roven Zeka.

    Nga komunikimet që ai ka me personin nën hetim Sokol Novaku, rezulton se i ka bërë me dije atij se personi “ka vetëm një njëshe dhe nëse pret puna deri të nesërmen, se sa ka ardhur nga Ksamili dhe se e ka shok”.

    Ai i thotë “ok” dhe se “mos del keq me shefin”, sipas dyshimeve të SPAK.

    Në kërkesën e dorëzuar në gjykatë, SPAK konkludoi se të tre oficerët e dyshuar për korrupsion janë transferuar në kryeqytet nga strukturat e policisë Elbasan, ku kanë shërbyer më parë, shkruan euronews.

    SPAK thotë se në banesën e OPGJ-së Edison Tabaku u gjetën dhe 2.5 milion lekë dhe 26 mijë euro, ndërsa shefat e tij kanë mohuar dijeninë mbi veprimet e vartësit, duke deklaruar para agjentëve të BKH-së se për rastin janë zbatuar procedurat standarde dhe për shkaktuesen e aksidentit janë referuar materialet në prokurori, duke u hetuar në gjendje të lirë.

    E gjtiha ndodhi për fshehjen e një aksidenti të ndodhur më 16 prill, ku për rrjedhojë në spital janë paraqitur 5 persona të lënduar lehtë, të cilët pasi kanë kryer kontrollet e nevojshme janë larguar për në banesë.

     

    oficerët e policisë rrugore përgjimet që fundosën Roven Zeka Sokol Novaku dhe Edison Tabaku
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Pse duhet të shqetësohemi më shumë për çmimin e naftës sesa për benzinën

    April 12, 2026

    Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

    April 12, 2026

    Balluku dhe Rama vizitojnë familjen Mone në Fier: Mikpritje dhe urime!

    April 12, 2026

    “O maniak”/ Debat i ashpër mes Rogertit dhe Selin, banori: Një vajzë që…

    April 12, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Urani hyn në Binjakë pas 84 vitesh, astrologët paralajmërojnë ndryshime të forta deri në 2033

    Shenjat e horoskopit që nuk e përballojnë dot indiferencën!

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 10 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.