Site icon Informohu siç duhet

Kujdes me zgjedhjen e letrave higjenike/ Studiesit: Kanë përmbajtje kimikatesh

Kujdes me zgjedhjen e letrave higjenike/ Studiesit: Kanë përmbajtje kimikatesh

Sipas një studimi të botuar në “Environmental Science & Technology Letters”, ekzistojnë shumë arsye për t’u shqetësuar për letrat higjenike: një pjesë e madhe e tyre, duke përfshirë markat kryesore më të shitura në mbarë botën, rezulton të jetë një tjetër burim i substancave polifluoroalkile.

Sipas Time Magazine, të njohura gjithashtu si “kimikatet e përjetshme”, ato lidhen me një sërë sëmundjesh shëndetësore, duke përfshirë: fertilitetin, hipertensionin tek grate shtatzëna, rritjen e rrezikut të disa llojeve të kancerit, vonesat në zhvillim tek fëmijët, peshën e ulët të lindjes, parregullsitë hormonale, kolesterolin e lartë, efektivitetin e reduktuar të sistemit imunitar.

PFAS gjenden pothuajse kudo: në sapunë, shampo, produkte pastrimi, veshje, ambalazhe ushqimore, plastikë dhe, siç kanë zbuluar studimet e fundit edhe në produktet menstruale, duke përfshirë tamponët.

Forma të ndryshme të kimikatit përdoren në prodhimin e letrës, duke shërbyer si agjentë lagështues për të rritur efikasitetin e procesit të tulëzimit.

“Rezultatet tona sugjerojnë që letra higjienike duhet të konsiderohet si një burim potencialisht kryesor i PFAS që hyn në sistemet e ujërave të zeza,” shkruajnë studiuesit.

Exit mobile version