Nuk ka asgjë të keqe të riciklosh veshje por kur vjen puna tek disa artikuj do ishte mirë t’i blinit të rinj dhe mos u tundoni për t’i blerë të përdorur.
Të brendshmet
Të brendshmet janë në thelb si një lëkurë e dytë. Nuk mund t’i blini këto veshje kurrsesi të përdorura, pasi larja e tyre nuk i pastron nga mikroorganizmat që mund të bëhen burim infeksioni apo sëmundjesh për ju.
Rrobat e palestrës
Këto veshje lahen shumë shpesh dhe nuk ia vlen t’i blini të përdorura, pasi nuk do t’i vishni gjatë para se të bëhen për t’u hedhur. Materiali i veshjeve të sportit është elastik dhe ka tendencën ta humbasë këtë veti pas disa larjesh.
Kapelet
A ju kujtohet hera e fundit që keni larë kapelen tuaj? Pikërisht. Kapelet e përdorura nga një person që ju as nuk e njihni, me shumë mundësi nuk janë larë asnjëherë.
Shumica e kapeleve do të prisheshin nëse do të laheshin në lavatriçe ndaj nëse këto të fundit nuk mund t’i lani në makinë larëse, mos i blini fare më mirë.
Rroba banjo
Është shumë e thjeshtë: janë të brendshme!
Këpucët
Përtej baktereve që mund të gjenden në brendësi të këpucës, veshja e tyre do të ketë formuar brendësinë e këpucëve sipas këmbës së përdoruesit të mëparshëm duke mos ju ndenjur juve siç duhet.


