Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në zonat malore në lindje do të ketë vranësira mesatare deri të dendura, të shoqëruara herë pas here me intervale me diell.
Mjegull dhe mjegullinë priten në zonat luginore gjatë orëve të mëngjesit dhe të mbrëmjes.
Era do të fryjë nga verilindja në lindje, me shpejtësi mesatare rreth 6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore shpejtësia e saj do të arrijë deri në 14 m/s.
Deti do të paraqitet i qetë, me valëzim të forcës 1–2 ballë.

