Site icon Informohu siç duhet

Ktheu magazinën në ‘shtëpi bari’, arrestohet në arrati i kërkuari 52-vjeçar

SHKODËR– Një person i shpallur në kërkim për kultivim të plantacioni me kanabis brenda një magazine në zonën e Malësisë së Madhe në Shkodër është arrestuar ditën e sotme.

Bazuar në raportimin e policisë vendore bëhet me dije se pas finalizimit të aksionit të koduar “Faza e parë”, u prangos i dyshuari B. R., 52 vjeç, banues në fshatin Gruemirë-Çezmë.

“Gjykata e Shkodrës kishte caktuar më 7 prill 2026 masën e sigurisë “arrest në burg” për veprën penale “kultivimi i bimëve narkotike”, thanë burime zyrtare.

Nga hetimet rezulton se 52-vjeçari dyshohet të ketë kultivuar një sasi të konsiderueshme filizash dhe farash kanabisi në sera të vogla, brenda një magazine në pronësi të tij. Këto bimë u zbuluan dhe u asgjësuan nga policia më 30 mars 2026. Materialet procedurale i janë referuar Prokuroria e Shkodrës për vijimin e veprimeve ligjore.

NJOFTIMI I POLICISË:

Malësi e Madhe/Vijon operacioni i koduar “Faza e parë”, kapet dhe vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim.

Akuzohet se ka kultivuar filiza dhe fara kanabisi në platforma polistiroli, në magazinën në pronësi të tij, në fshatin Gruemirë Çezmë, ndalohet 52-vjeçari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, kapën dhe ndaluan shtetasin në kërkim B. R., 52 vjeç, banues në fshatin Gruemirë Çezmë, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, më datë 07.04.2026, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ka kultivuar një sasi të konsiderueshme filizash dhe farash kanabisi në platforma polistiroli, në magazinën në pronësi të tij, në fshatin Gruemirë Çezmë, të cilat janë gjetur dhe asgjësuar nga shërbimet e Policisë, më datë 30.03.2026.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme./Radar.al

Exit mobile version