Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu doli para pak minutash nga SPAK-u. Mësohet se ishte thirrur për një denoncim të bërë nga Partia Demoktratike.
Ndreu ka thënë për gazetarët se është thirrur si person nën hetim për “Shpërdorim detyre”.
“U thirra në cilësinë e personit nën hetim. Do paraqitem gjithnjë kur të më kërkojnë të më kërkojnë t’i sqarojmë gjërat. Është një proces politik po më hetojnë për ‘shpërdorim detyre. Zero shkelje procedurash, zero korrupsion e dëm ekonomik. Ka një problem procedure ku PD e Lezhës nuk është dakord që të bëjmë trotuare dhe t’u shpëtojë jetën qytetarëve. Jemi në proces, dhashë shpjegimet e mia. Shpërdorim detyrë në cilësinë e personit në hetim… Është kallëzim politik nuk ka të bëjë më korrupsionin dhe as shkelje të barazisë në tendera.”-u shpreh ai.