TIRANË– Kryesia e Partisë Demokratike ditën e sotme do të mblidhet në orën 12:00 për të diskutuar procesin e primareve. Kjo është një fazë e rëndësishme ku do të jenë të përfshirë 300 kandidatë. Lista e kandidatëve do të kalojë për miratim në Kryesi.
Kujtojmë këtu gjithashtu se dy figura të njohura, Helidon Bushati nga Shkodra dhe Ferdinand Xhaferaj, nuk do të jenë pjesë e primareve. Xhaferaj ka shprehur shqetësimin se primaret mund të krijojnë përçarje në parti, duke theksuar se ky proces mund të ndikojë në përgatitjet dhe procesin zgjedhor./Radar.al
PD po përçahet/ Një tjetër deputet demokrat tërhiqet nga gara elektorale: Primaret nuk bashkojnë

