Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Tërmetet në Venezuelë, mbi 4,700 viktima dhe rreth 18 mijë të pastrehë

    Kosova shpall non grata ministren serbe Snezhana Paunoviç pas deklaratës për “spastrimin etnik”

    Artan Hoxha zbardh takimin e Arubas: Diskutimet jo për trafik droge, por për…

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Kryeministrja e Ukrainës, Yulia Svyrydenko, jep dorëheqjen pas riformatimit të qeverisë

    July 14, 2026

    Kryeministrja e Ukrainës, Yulia Svyrydenko, ka dhënë zyrtarisht dorëheqjen, pasi Parlamenti ukrainas miratoi largimin e saj në kuadër të një riformatimi qeveritar të iniciuar nga presidenti Volodymyr Zelensky. Me pranimin e dorëheqjes, bie automatikisht edhe i gjithë kabineti qeveritar.

    Riformatimi u njoftua të dielën nga Zelensky, i cili deklaroi se ndryshimet janë pjesë e një “strategjie të re politike”, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi objektivat e saj. Deri më tani, presidenti nuk ka shpallur emrin e pasuesit të Svyrydenkos.

    Pas votimit në Parlament, Svyrydenko falënderoi qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar si një nder shërbimin ndaj Ukrainës.

    “Faleminderit të gjithëve për mbështetjen. Ishte një nder të punoja për Ukrainën”, shkroi ajo në rrjetet sociale, duke e shoqëruar mesazhin me një fotografi nga salla e Parlamentit.

    Në një deklaratë tjetër, ish-kryeministrja mbrojti bilancin e qeverisë së saj, duke veçuar menaxhimin e krizës energjetike gjatë dimrit të kaluar, pavarësisht dëmeve të shkaktuara nga sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike, si edhe përparimin në rritjen ekonomike.

    Nga ana e tij, Zelensky e falënderoi Svyrydenkon për kontributin e saj dhe bëri të ditur se i ka propozuar të marrë drejtimin e një fushe të re të rëndësishme në marrëdhëniet me një partner kyç të Ukrainës, pa zbuluar detaje të mëtejshme.

    Sipas mediave ukrainase, ndër emrat që përfliten për të drejtuar qeverinë janë ministri i Energjisë dhe ish-kryeministri Denys Shmyhal, ministri i Transformimit Digjital Mykhailo Fedorov, kryetari i bashkisë së Kharkivit Ihor Terekhov dhe drejtori i përgjithshëm i kompanisë shtetërore Naftogaz, Serhii Koretsky.

    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Tërmetet në Venezuelë, mbi 4,700 viktima dhe rreth 18 mijë të pastrehë

    July 14, 2026

    Kosova shpall non grata ministren serbe Snezhana Paunoviç pas deklaratës për “spastrimin etnik”

    July 14, 2026

    Artan Hoxha zbardh takimin e Arubas: Diskutimet jo për trafik droge, por për…

    July 14, 2026

    Artan Hoxha për zhvillimin e Sazanit: Një projekt ambicioz, por me sfida të mëdha infrastrukturore

    July 14, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Paratë vijnë që nesër! E ardhmja duket premtuese për këto tre shenja horoskopi

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 10 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 9 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.