VATIKAN- Kryeministri Edi Rama këtë të enjte të 5 Shkurtit ka zhvilluar një takim me Papa Leon XIV në Vatikan. Edhe gjatë këtij takimi Rama ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama dhe djali i tij.
Bëhet me dije se më pas u zhvillua një takim në Sekretarinë e Shtetit të Selisë së Shenjtë me kardinalin Pietro Parolin dhe imzot Paul Richard Gallagher.
“Në bisedimet e përzemërta u vu në dukje marrëdhënia e mirë ekzistuese ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Republikës së Shqipërisë dhe u trajtuan tema me interes të përbashkët që lidhen me marrëdhëniet ndërmjet bashkësisë kishtare dhe asaj civile”, njofton Zyra e Shtypit të Selisë së Shenjtë./Radar.al

