Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të nisë ditën e sotme me një përshëndetje nga një prej zonave më të bukura malore të vendit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka publikuar një foto nga Bjeshkët e Dobërdolit, duke uruar qytetarët për një ditë të mbarë.
“MIRËMËNGJES dhe nga Bjeshkët e Dobërdolit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në postim, duke shoqëruar urimin me pamje të natyrës së mrekullueshme të zonës.
Bjeshkët e Dobërdolit, të vendosura në kufirin midis Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kosovës, njihen për bukurinë e tyre të rrallë natyrore dhe përbëjnë një destinacion të preferuar për alpinistët dhe turistët që kërkojnë pushime në natyrë.
Radar.al


