Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Sherri me thika tek ish-Parku, 3 të arrestuar dhe një në kërkim (EMRAT)

    325 milionë dollarë ryshfet gjatë 30 viteve, Kina dënon me vdekje ish-zyrtarin e lartë

    Përmbytje dhe rrëshqitje toke në Ekuador, humbin jetën 9 persona

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Kryeministri Rama niset drejt Turqisë, merr pjesë në samitin e NATO-s

    July 7, 2026
    Kryeministri Rama niset drejt Turqisë, merr pjesë në samitin e NATO-s

    Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë sot drejt Turqisë për të marrë pjesë në Samitin e NATO-s, i cili do të zhvillohet për dy ditë radhazi (7 dhe 8 korrik) në Ankara.

    Sipas informacioneve presidenti Recep Tayyip Erdoğan do të zhvillojë takime dypalëshe me 32 krerë shtetesh dhe qeverish, mes tyre edhe me kryeministrin shqiptar Edi Rama.

    Pjesëmarrja e kryeministrit Rama në këtë samit vlerësohet si pjesë e angazhimit të Shqipërisë në strukturat e NATO-s dhe koordinimit me aleatët për çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes.

    Ndërkohë në kuadër të samitit, Erdoğan pritet të takohet me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, presidentin francez Emmanuel Macron, kancelarin gjerman Friedrich Merz, kryeministrin e dorëhequr britanik Keir Starmer, kryeministren italiane Giorgia Meloni, kryeministrin kanadez Mark Carney, sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, Presidentin finlandez Alexander Stubb, Presidentin sllovak Peter Pellegrini, Kryeministrin bullgar Rumen Radev, si dhe Kryeministrin malazez Milojko Spajic.

    Sipas agjendës, një nga takimet më të rëndësishme do të jetë ai kokë më kokë mes Erdoğanit dhe presidentit amerikan Donald Trump, i cili do të pasohet nga një konferencë e përbashkët për shtyp.

    Mbrëmjen e sotme, presidenti turk dhe bashkëshortja e tij, Emine Erdoğan, do të shtrojnë një darkë zyrtare për krerët e shteteve dhe qeverive pjesëmarrëse, ndërsa më 8 korrik liderët do të zhvillojnë seancën plenare të samitit pas fotos tradicionale familjare.

    ANKARA Kryeministri Edi Rama Samiti i NATO-s turqi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Sherri me thika tek ish-Parku, 3 të arrestuar dhe një në kërkim (EMRAT)

    July 7, 2026

    325 milionë dollarë ryshfet gjatë 30 viteve, Kina dënon me vdekje ish-zyrtarin e lartë

    July 7, 2026

    Përmbytje dhe rrëshqitje toke në Ekuador, humbin jetën 9 persona

    July 7, 2026

    Roli i Libisë, kjo është mënyra se si Shtëpia e Bardhë po përpiqet të rregullojë marrëdhëniet me Romën pas sulmit të ri të Trump ndaj Melonit

    July 7, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Paratë trokasin në derë nesër për këto 3 shenja të horoskopit

    Parashikimi i horoskopit për datën 4 korrik, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot!

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 3 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.