TIRANË– Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të presë rreth orës 10:00 kryetarët e bashkive të vendit, në ambientet e Kryeministrisë.
Në bazë të njoftimeve mësohet se në fokus të diskutimeve do të jenë çështja e pronave dhe legalizimet, për të cilën kryeministri ka kërkuar t’i jepet fund njëherë e mirë, si dhe ecuria e sezonit turistik.
Ndërkohë me përfundimin e kësaj mbledhje, Kryeministri Rama pritet të udhëtojë drejt Britanisë, në mbledhjen e Komunitetit Politik. Në takim me kreun e qeverisë do të jenë dhe kryebashkiakët e djathtë.