Ditën e sotme për një postimi në Facebook, Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka ndarë fotot nga Samiti i NATO-s që po mbahet në Uashington.
Në disa foto të publikuara nga Hasani, shihet edhe kryeministri Edi Rama krah Presidentit të SHBA Joe Biden dhe Jens Stoltenberg.
“Së bashku, për të rikonfirmuar angazhimin tonë për sigurinë kolektive dhe unitetin transatlantik, në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në të gjithë Aleancën”, shkruan Hasani./Radar.al
Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama u takua me bashkëkryetarët e Grupit Vëzhgues të NATO-s në Senat, demokraten Jean Shaheen dhe republikanin Thom Tillis. Ai ishte pjesë edhe e pritjes që Presidenti i SHBA-ve Joe Biden u bëri udhëheqësve të shteteve anëtare të Aleancës. Aleanca më e madhe ushtarake në botë feston 75-vjetorin e krijimit të saj, me 32 vende anëtare në përbërje të saj.
Ndërkohë Shqipëria merr pjesë në këtë samit me rikonfirmimin e mbështetjes së palëkundur ndaj NATO-s, duke përmbushur edhe një nga kriteret e anëtarësisë në Aleancë, që është rritja e shpenzimeve për mbrojtjes, por edhe realizimi i një sërë projektesh në funksion të NATO-s, siç është edhe baza ajrore e Kuçovës.