Kryeministri ynë Edi Ram ka tërhequr vëmendjen në samitin e NATO-s në Uashington.
Rama në foton familjare u shfaq i veshur me atlete të bardha të kombinuar me një kostum të errët.
Gjatë fotos ku ishin të pranishëm edhe liderët e tjerë të vendeve anëtare të NATO-s, presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka vënë re atletet e Ramës.
Mesa duket Macron i ka pëlqyer kombinimi i Ramës, duke i dhënë atij një “OK”.
Nuk është hera e parë që Rama vesh këpucë sportive në kontekste formale: ai në fakt njihet për veshjen e atleteve edhe në raste institucionale dhe takime zyrtare.
View this post on Instagram